Kanë kaluar vetëm 2 ditë, Mourinho veç e jep deklaratën e vitit

Ndeshja e djeshme mes Southamptonit dhe Tottenhamit ka parë Jose Mourinhon të bëjë një veprim shumë të çuditshëm.Trajneri i londinezëve u pa teksa shkonte drejt stilit kundërshtar dhe aty u përkul duke lexuar shënimet e një prej asistentëve të stafit të klubit kundërshtar.

Të dy shkëmbyen më pas disa fjalë dhe me sa duket gjyqtari e cilësoi këtë një sjellje të papërshtatshme të trajnerit, duke i dhënë një karton të verdhë për atë gjest.

Në fund të ndeshjes, Mourinho nuk shpjegoi në detaje atë që kishte ndodhur, por e cilësoi si të merituar kartonin e verdhë që i nxori gjyqtari.

“E meritova kartonin e verdhë pasi u tregova i pasjellshëm. Por isha i pasjellshëm me një idiot, megjithatë e pranoj kartonin. Çfarë i thashë? Nuk e tregoj, praktikisht fola keq me të”, ishte shpjegimi i vetëm i trajnerit portugez në reagimin epik që pakkush priste.

Më pas, Mourinho ka folur edhe për VAR-in, ku ka thënë se duhet t’i ndryshohet emri, pasi më nuk duhet të quhet VAR (Video Assistant Referee) por VR (Video Referee), pasi sipas tij VAR-i tashmë është bërë protagonisht dhe i merr vendimet, në vend se të asistojë gjyqtarët.

Më Shumë

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Lajmet e Fundit