26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Telekomi nis vitin mbrapsht, i zvogëlon pagat e punëtorëve

Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës, u ka dhënë një lajm jo të mirë punëtorëve të saj në fillimin e vitit Vitit të Ri 2020. Duke u thirrë në një vendim të Bordit të Drejtorëve, menaxhmenti ka njoftuar punëtorët e Telekomit se prej janarit 2020 pagat e punëtorëve do të zvogëlohen për 10 për qind, raporton portali “Front Online”.

Portali “Front Online” ka siguruar njoftimin të cilin u ka dërguar të gjithë punëtorëve të kompanisë Menduh Abazi, drejtor i Deparmantit për Mardhënie me Publikun në Telekom, ku thuhet se kontratat e punës dhe gradat mbesin të njejta, por koficienti i secilës gradë për të gjithë punëtorët pa dallim zbritet për 10 për qind, përjashtuar pozitat e larta të parapara për Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ku zbritja e koficientit aktual është për 20 për qind duke filluar nga data 01.01.2020.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë për ulje të pagave në Telekom:

Bazuar në gjendjen financiare të korporatës, aprovimin e biznesplanit për vitet 2020-2022 për buxhetin e planifikuar, kërkesës së menaxhmentit për aprovim të ndryshimeve në koficientin e pagave aktuale, si dhe shkurtimeve tjera buxhetore, Bordi i Drejtorëve i TK-së ka miratuar rregulloren për caktimin e koficientit të pagave.

Kontratat e punës dhe gradat mbesin të njejta, por koficienti i secilës gradë për të gjithë punëtorët pa dallim zbritet për 10 për qind, përjashtuar pozitat e larta të parapara për Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ku zbritja e koficientit aktual është për 20 për qind duke filluar nga data 01.01.2020.

Ky ndryshim aplikohet për arsye se Telekomi i Kososovës ëstë duke u përballur me problem teknike dhe ka shkurtuar të gjitha shpenzimet tjera operative me qëllim të përmirësimit të shërbimit për konsumatorë.

Me përmirësimin e gjendjes Telekomi do t’i kthej koficientët në gjendjen e mëparshme.

Më Shumë

Tre fshatra të Prizrenit pa rrymë, arrestohet banori që kundërshtoi vendosjen e shtyllës elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjesë e Nashecit në komunën e Prizrenit po kalojnë ditën e tetë pa energji elektrike. Pavarësisht protestave...

E mitura e zhdukur në Nashec të Prizrenit kthehet në shtëpi, vëllai ende në kërkim

Një rast i zhdukjes së dy të miturve nga fshati Nashec i Prizrenit është raportuar më 13 gusht 2025, rreth orës 23:00, nga ankuesi...

Lajmet e Fundit