Erdogan: 250 mijë refugjatë janë nisur drejt Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se rreth 250000 refugjatë po lëvizin drejt kufirit turk dhe se vendi po përpiqet ta parandalojë atë me masa të caktuara, por thekson se është e vështirë pasi siç tha ai, ata janë njerëz.

“Nga 200 deri në 250 mijë refugjatë po lëvizin drejt kufirit tonë. Ne po mundohemi ta parandalojmë këtë me masa të caktuara. Është shumë e vështirë”, tha Erdogan.

Ai kujtoi se Turqia deri më tani ka pranuar rreth pesë milionë refugjatë në territorin e saj. “Secili qytet turk ka hapur dyert e tij për refugjatët dhe ne kemi pranuar gjithsej pesë milionë njerëz në Turqi, përfshirë katër milionë refugjatë sirianë. Derisa po e bëjmë këtë, ndjeshmëria e atyre që nuk duan të huaj në qytetet e tyre nuk është aspak bindëse”, tha Erdogan./ATSH/

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit