1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Rahoveci fiton derbin ndaj Prishtinës

KB Rahoveci ka fituar derbin e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 70:57 (17:4, 16:13, 20:22, 17:18).

Ndeshja është përcjellur nga një numër i madh i tifozëve, duke shënuar në mënyrën më të mirë fillimin e stinorit pranveror.

Vreshtarët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar bindshëm çerekun e parë 17:4. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por vendasit ishin më të mirë, 16:13. Në periodën e tretë, dukej se Prishtina do të kthehet furishëm dhe pasi e filloi shumë mirë, sërish Rahoveci u kthye në lojë dhe kjo pjesë përfundoi 20:22. Dhjetëminutëshi i fundit ishte i barabartë, 17:18 dhe Rahoveci triumfoi në fund me rezultat 70:57.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Darell Davis me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Alban Veseli me 15 pikë dhe 10 kërcime, kurse te Prishtina më i miri në parket ishte debutuesi Jordan Johnson me 22 pikë.

Rahoveci tani ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina 13 fitore dhe katër humbje.

Më Shumë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve. Nga këto raste nën hetime apo të...

Lajmet e Fundit