Mbappe transferohet në kampionatin rus?

Kylian Mbappe është në listën e dëshirave të trajnerit, Leonid Slutsky për ta transferuar në Rubin Kazan, transmeton Insporti.com.Trajneri i njohur rus, Slutsky në një intervistë për “Ak Bars TV” ka shprehur dëshirën për ta transferuar sulmuesin francez të PSG, Kylian Mbappe.

”Gjithmonë është mirë të synoni majat në jetën tuaj. Unë do të them sinqerisht: Messin ose Cristianon, por këto janë opsione në sipërfaqe. Unë do ta merrja Mbappe. Së pari se është më i ri, më i shpejtë, më premtues, por edhe shumë i shtrenjtë,” përfundoi Slutsky.

Megjithatë, përkundër dëshirës së tij, është e vështirë ta mendosh që francezi do ta vazhdojë karrierën në kampionatin rus.

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit