Ligji i ri për punësim në Gjermani zgjon shpresat e kosovarëve

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së. Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë, shkruan sot gazeta Zëri.

A.Sh., 25-vjeçare, juriste e diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit, së bashku me të fejuarin e saj, po ashtu jurist, janë në pritje të implementimit të ligjit të Gjermanisë rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar për të aplikuar për punë në këtë shtet. A.Sh. ka rrëfyer për gazetën “Zëri” se ajo dhe i fejuari i saj po planifikojnë të nisin një jetë të re në shtetin gjerman.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit