Shaqir Totaj tregon emrat e zyrtarëve që po ‘kurdisin’ tenderë në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka akuzuar sot pushtetin lokal për ndërhyrje në tenderë.

Ai, ka përmenduar edhe emrat e zyrtarëve të komunës, të cilët “kurdisin” tenderë.

“Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Krenare Koqi dhe Levent Kasëmi, një nga drejtorët e akuzuar, në mënyrë antiligjore, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit”, tha Totaj.

“Këta dy zyrtarë i përgatisni kushtet dhe kriteret enkas për një entitet ekonomik”.

“Për shembull e vendosin si kriter një material, që e ka vetëm një biznes dhe që ka monopol, për t’i dhënë atij biznesi përparësi në tender, e që ky veprim është antiligjor. Këtë e bëjnë në bashkëpunim me një familjar të afërt të Krenare Koqit”.

Totaj, ka përmendur edhe shkeljet tjera.

“Ndërhyrjet në komisionet e vlerësimit të tenderëve, pranimit të punëtorëve, shpërndarjes së donacioneve të bujqësisë, në komisionet e ankesave dhe komisioneve disiplinore, karshi punëtorëve të komunës, në zyrën ligjore dhe në zyrën e auditimit”.

“Për të gjitha këto ndërhyrje, ka reagime të personave të dëmtuar, porse nga frika e pasojave nga zyrtarët komunal, të cilët për shkak kërcënimeve nuk po guxojnë të dalin publikisht dhe të flasin lirshëm”.

“Momenti tjetër në këtë kontekst është edhe skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik”.

“Pasi që kontrata për ndriçim publik ka skaduar, si pasojë e kësaj, qytetarët e Komunës së Prizrenit tashmë po ballafaqohen me mungesë të ndriçimit publik në rrugët e qytetit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit