Zbulohet se Epstein abuzoi me vajza 12-vjeçare

Kryeprokurori i Virgin Islands ka thënë se financieri Jeffrey Epstein ka abuzuar seksualisht edhe me vajza 12-vjeçare, në ishujt e tij privatë.

Epstein, vdiq në burg në gusht të 2019-s, ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat që datojnë nga viti 2005, transmeton KTV. Financieri i njohur dyshohet se ka trafikuar vajza deri në vitin 2018.

Sipas akuzës, vajzat janë joshur dhe rekrutuar në shtëpinë e tij në Karaibe dhe më pas u detyruan të bënin edhe marrëdhënie seksuale.

Prokuroria në Virgin Islands kërkon konfiskimin e pasurisë së tij prej 577 milionë dollarësh dhe dy ishujt e tij privatë, që vlerësohen 86 milionë dollarë.

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit