‘Flaka e Janarit’ në Rahovec me një sërë aktivitetesh përkujtimore

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’, Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit.

Të martën, më 21 janar, për nder të 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në Fortesë.

Kombinim i elegancës, dizajnit ergonomik dhe çmimit të volitshëm – Dromeas sjell mobiliet më të mira të zyrave

Më 27 janar, ditë e hënë, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990.

Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj’’ në Rahovec, si dhe do të hapet një ekspozitë kolektive e artit pamor, në Galerinë e Arteve- në Qendrën Kulturore ”Mensur Zyberaj”.

Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve – Ratkoc.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit