23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Në meçin e 50-të në karrierë, Seferi mposht boksierin me mbi 100 disfata

Një prej emrave të njohur shqiptarë të boksit, Nuri Seferi, të shtunën mbrëma ka zhvilluar meçin e 50-të në profesionalizëm. Seferi 43-vjeçar ka shënuar fitore me ndërprerje në raund të pestë. Ai boksoi në meçin e parë në një mbrëmje të organizuar në Hamburg të Gjermanisë. Boksieri, që në kulmin e karrierës njihej edhe si “Albanian Tyson”, ka shënuar fitoren e 41-të, të 23-n me ndërprerje. I ka edhe nëntë humbje.

Në profesionalizëm numri prej nëntë humbjeve vlerësohet goxha i madh. Por është fare i vogël në krahasim me numrin e humbjeve që i ka kundërshtari i Seferit nga e shtuna mbrëma. Seferi e mposhti gjermanin Mazen Girke, 36-vjeçarin që në boks profesionist është që nga viti 2002. Për Girken meçi ndaj Seferit ishte i 129-ti në karrierë. Ai ka vetëm 15 fitore e gjashtë barazime. Pra, ka plot 108 humbje. Është humbës serik. Nuk ka fituar që nga viti 2015, shkruan Koha Ditore.

Në të vërtetë ka pasur shumë komente negative në faqe të ndryshme të boksit në internet për meçin e Seferit, përkatësisht për kundërshtarin që ai kishte përballë. Ka pasur plot vlerësime se kjo nuk i bën nder Seferit, dikur boksier i nivelit të lartë, e po ashtu sportit të boksit.

Meçi Seferi – Girke ishte i kategorisë kruzer (deri 90,7 kg), ku Seferi e ka zhvilluar thuajse tërë karrierën. Ndryshe qëndron situata me Girken. Ai tërë karrierën e ka zhvilluar në kategori më të ulëta, me peshë më të vogël. Madje është rrahur edhe në kategorinë deri 66 kilogramë, velter. Në tetor të vitit të kaluar kishte boksuar në kategorinë deri 73 kilogramë…

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit