9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kush është Adriatik Hadri që po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij ?

Durim e Suada Hadri u gjetën dje të vdekur pasi ishin goditur me secili me nga një plumb të armës, në shtëpinë e tyre në Prizren. Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po e kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi krimi, e ende nuk është bërë ‘i gjallë’

Në vendin e ngjarjes u gjenden vetëm dy viktima, një armë dhe disa gëzhoja plumbash. Pjesëtarët e familjes Hadri, dyshohet se u vranë dy ditë më parë.

Policia e familjarët ende nuk e dijnë se kush shtiu në drejtim të çiftit, por se tashmë kanë një person që po e kërkojnë, djalin e tyre që po ashtu jeton në Suedi.

I biri i dy viktimave, Adriatik Hadri 35 vjeç, u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi. Që prej asaj dite, familjarët nuk po mund të bien në kontakt me të.

Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë.

Në një faqe suedeze, merifo.se ku ka të dhëna rreth banorëve që dalin prej departamenteve të Qeverisë, është edhe emri i Hadrit, ndonëse aty nuk tregohen shumë detaje rreth tij.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Mirëpo, në këtë faqe nuk ka fotografi të tij, të dhëna rreth punës që bën, familjes e detaje të tjera.

Ndërkaq, as në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Kujtojmë që Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen./Gazeta Exppress/?

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit