“Kadare dhe letrat shqipe”, tryezë debati për 84-vjetorin e lindjes

Në sallën ‘Libri Akademik’, do të organizohet tryeza e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, në 84-vjetorin e lindjes, të martën në ora 10:00, shkruan KultPlus.com

Veprimtaria është përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave do të bëjë të njohur vendimin e Kryesisë së saj për ripropozimin e kandidaturës së shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi, drejtuar zyrtarisht Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, bashkë me motivacionin. /KultPlus.com

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit