10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Sot ditë zie në nderim të policit Sami Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të mërkurën, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

Ndryshe, polici Sami Thaçi ka rënë në krye të detyrës, të martën mbrëma gjatë një bastisjeje të një shtëpie në Zhur të Prizrenit nga një shpërthim.

Nga ky shpërthim janë plagosur edhe dy policë tjerë dhe një fëmijë i asaj shtëpie.

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit