8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

KFOR’i italian ofron ndihmë për shërimin e policit Artur Marasori që u lëndua në aksionin e Zhurit

Një ekip nga KFOR’it Italian po e përcjellin për së afërmi gjendjen shëndetësore të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Artur Marasorit, i cili mbrëmjen 28 janarit u lëndua rënd gjatë një aksionit anti-drogë të policisë i cili po zhvillohej në Zhur të Prizrenit.

Zyrtarë të KFOR’it u panë sot në Klinikën Intensive të QKUK’së të cilët po e përcjellin gjendjen e policit.

Ndërkohë për Express edhe prindi i Arturit ka konfirmuar se italianët kanë shprehur gatishmërinë për dërgimin e policit për në Romë.

Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar./Express/

Më Shumë

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit