8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Anton Quni: Nuk është mbledhur Kryesia e LDK-së

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se sot nuk është mbledhur Kryesia e kësaj partie dhe se tani në selinë qendrore të LDK-së janë duke u zhvilluar vetëm konsultime.

Kështu ka thënë ai për Klan Kosovën, duke mos pranuar që të japë më shumë detaje se për çfarë janë duke u zhvilluar këto konsultime.

Klan Kosova ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar rreth këtij takimi.

Kujtojmë se ky vikend është vendimtar për arritjen e një koalicioni VV-LDK sepse tashmë është caktuar për të hënën (03 shkurt 2020), të mbahet seanca plenare e Kuvendit për të votuar për Qeverinë e re.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit