4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Vjosa Osmani flet pas marrëveshjes VV-LDK: Do jem aty ku mund të jap kontribut më së shumti për qytetarin

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur lidhur me marrëveshjen me Vetëvendosjen, e cila përfundimisht u arrit sot.

Osmani ka përsëritur se numri i ministrive do të shkojë deri në 15, ndërsa gjatë ditës do të diskutojnë rreth emrave për përbërjen e ekzekutivit qeveritar, njofton Klan Kosova.

”Kryeministri i Kosovës që votohet nesër është nga Vetëvendosje”.

”Ne sot në Këshillin e Përgjithshëm diskutojmë vetëm marrëveshjen në parim, sa i përket emrave ndërkohë sot gjatë ditës do të ulemi e të diskutojmë. Është proces që nuk merr shumë kohë, por ka diskutimet që janë të domosdoshme që e gjithë partia të jetë e konsultuar. Shumë shpejt do t’i kemi ata emra dhe tërë përbërjen e Qeverisë”.

”Për mua personalisht tejet me rëndësi që vullneti i qytetarëve të 6 tetorit të realizohet. Shpresoj që nesër ta kemi votimin e Qeverisë dhe realizimin e planit qeverisës që e kemi hartuar bashkë me LVV sepse nuk janë aq me rëndësi emrat aq sa do të jetë puna që do e bëjmë”.

A do ta pranoni postin e Kryetarit të Kuvendit dhe ku do të jetë Vjosa Osmani në këtë mandat qeveritar?

”Meqë kam qenë kandidate për kryeministre nga ana e LDK-së, kemi diskutuar se ku mund ta shihja unë veten ndaj dhe e shoh vendin ku mund të kontribuojë më shumë për qytetarët, aty ku mund të jap më së shumti kontribut për qytetarin, aty do të jem”.

”Sot më e rëndësishmja është që zotimet lidhur me zgjidhjen problemeve të qytetarëve të çohen në vend. LDK ka qenë e gatshme të përballet me sfida të mëdha gjatë historisë së saj 30 vjeçare e do të jetë e gatshme të përballet edhe më tutje”.

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit