9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gazeta italiane zbulon çmimin e Muriqit

Pas interesimit të shumë klubeve nga Anglia dhe Italia për sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqi, gazeta italiane Calcio Mercato shkruan se çmimi për të cilin klubet mund ta blejnë 25-vjeçar këtë verë është vendosur në 35 milionë euro.

Tottenhami ka qenë duke e monitoruar që një kohë Vedat Muriqin në Fenerbahce, pasi që ai ka qenë mbresëlënës me 12 golat dhe katër asiste në ndeshjet e këtij sezoni të Superligës turke, transmeton Gazeta Express.

Interesim për transferimin e Muriqit kishin shprehur disa klube gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithatë Fenerbahce s’ishte e gatshme ta shesë kosovarit pasi që synon ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë.

Por, gjiganti turk tani duket se e ka pranuar faktin që kosovari dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në një ligë më të madhe në Evropë sapo të përfundojë ky sezon, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gara për transferimin e 25-vjeçarit është mjaft e zjarrtë, pasi që Tottenhamit dhe Aston Villas i është bashkuar edhe Leicester Cityt në këtë garë, sipas mediumit Turkish Football.

Ndërkohë, gazeta italiane Calcio Mercato raporton se Lazio është i interesuar gjithashtu për Muriqin, si dhe Burnley dhe Manchester Unitedi.

Po i njëjti medium italian shkruan se Fenerbahce ka nevojë për paratë që mund t’i fitojë nga shitja e Muriqit për 25 milionë euro – shumë kjo të cilën mund të përballojnë financiarisht shumë klube të Premierligës.

Muriqi njihet për fuqinë e tij, instinktin e golashënuesit dhe dominimit në duelet ajrore. Për këtë arsye, ai cilësohet i përsosur për klubet si Tottenhami dhe Aston Villa.

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

Prizreni mobilizohet për finalen e Kupës së Kosovës – Bashkimi dhe Liria mbështesin çikat e qytetit

Qyteti i Prizrenit po tregon një mobilizim të jashtëzakonshëm në prag të finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ku KBF Bashkimi...

Lajmet e Fundit