15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

DW: Më në fund e vërteta mbi vrasjen e Arkanit?

Në tekst përkujtohet ngritja e Zhelko Razhnjatoviq Arkanit famëkeq, jeta e të cilit ka shënuar vrasje, dhunë dhe frikë, prandaj kështu edhe i ka përfunduar jeta.

Me disa të shtëna polici i atëhershëm Gavriq, më 15 janar 2000, në lobin e hotelit “Intercontinental” e vrau “zotin e jetës dhe vdekjes”, siç e quante veten Arkani, si dhe dy përcjellës të tij, shkruan gazeta.

Në shkrim shtohet se ekstradimi i vrasësit pas dy dekadave më në fund mund të zbulojë prapavijën e vrasjes. Gavriq gjendet në paraburgim prej vitit 2011. Ndërsa gjykata beogradase e ka dënuar në mungesë në vitin 2006 me 35 vjet burgim për shkak të vrasjes së trefishtë.

“Nëpërmes të Italisë dhe Ekuadorit Gavriq ka arritur në Kejptaun në vitin 2007, ku ishte zbuluar rastësisht me ndihmën e shenjave të gishtave pas në shkëmbimi të zjarrit të mafiozëve në vitin 2011”, shkruan gazeta.

Ende nuk është e njohur se kush e kishte porositur vrasjen e shefit të atëhershëm më të fuqishëm të nëntokës në Serbi. Arkani gjatë 47 vjetëve të jetës së ti ka fituar shumë armiq. Qysh në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta ai ka bërë emër me plaçkitje të bankave dhe argjendarive si dhe me arratisje spektakolare nga burgjet në shumë vende të Evropës Perëndimor, përkujton gazeta.

Shtohet se Razhnjatoviq përveç aksioneve plaçkitëse nëpër Perëndim ka kryer edhe likuidime të disidentëve për shërbimin sekret serb. Kontaktet e tij me shërbimet sekrete kanë përshpejtuar në vitet e nëntëdhjeta ngritjen e tij në shefin famëkeq të paramilitarëve në luftërat jugosllave. Tigrat e Arkanit janë rekrutuar atëbotë nga radhët e simpatizuesve radikal të Cërvena Zvezdës.

Arkani ishte edhe në fletë arrestin e Tribunalit të Hagës.

Prapavija e vrasjes së tij ende është e mbështjell me vel të errësirës. Teoria e besueshme është se ish autokrati dhe krimineli serb Sllobodan Millosheviq e kishte parë Arkanin si dëshmitar të mundshëm të akuzës në Tribunal, prandaj edhe e ka likuiduar. Shumëçka tregon se shërbimet sekrete i kanë përzier gishtat në këtë vrasje spektakolare, përfundon teksti në Stuttgarter Zeitung.

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit