11.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Haskuka thotë se ende s’ka marrë ftesë për intervistim për kallëzimin penal ndaj tij

Për arrestimet e ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, “opozitë” e ka quajtur Prokurorinë Themelore të këtij qyteti kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Duke folur për arrestimin e dy zyrtarëve ligjorë në këtë komunë, ai i ka cilësuar veprimet e organeve të drejtësisë si aspak të drejta, raporton KTV.

Arrestimi i dy zyrtarëve ligjorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në fillim të këtij viti erdhi pas dorëzimit të kallëzimit penal nga zyrtarë të Degës së AAK-së në Prizren.

E Gjykata Themelore në Prizren, A.K dhe SH.I, të dy punonjës të Komunës, ua ka caktuar nga 1 muaj paraburgim.

Haskuka, i cili edhe vetë ka 5 kallëzime penale, ka thënë se për këtë të fundit nuk është ftuar ende nga Prokuroria, ndonëse në kallëzim penal implikohet edhe ai.

KTV-ja e ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Prizren se a është duke u zhvilluar ndonjë hetim për kryetarin e Komunës, dhe për deklaratat e tij për veprimet e kësaj prokurorie, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje. Derisa nga shoqëria civile kanë kërkuar nga Haskuka që të mbajë premtimet që i ka dhënë.

Opozita në këtë komunë dhe shoqëria civile kanë kërkuar dorëheqjen e Haskukës, pasi që ai nuk i ka shkarkuar zyrtarët të cilët janë me aktakuza, ashtu edhe siç kishte premtuar në fillim të mandatit të tij.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

“PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi” – Totaj: Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të...

Lajmet e Fundit