“Ec Ma Ndryshe” kërkon zbardhjen e rastit të djegies së ndërtesës të ish-fabrikës së barnave “Farmakos” në Prizren

Prizreni gjatë fundjavës ka humbur edhe një ndërtesë të vjetër, si pasojë e djegies nga zjarri.

Zyrtarët komunalë kanë shprehur dyshimin që zjarri në këtë rast duket të jetë shkaktuar me qëllim, derisa Policia ka njoftuar se në rrethana të panjohura është djegur kjo ndërtesë dhe se rasti po hetohet.

Sipas të dhënave nga terreni ndërtesa në fjalë daton nga fundi i dekadës së dytë të shek. XX.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

“EC Ma Ndryshe përsëri shpreh shqetësimin lidhur me degradimin e shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren, dhe i bën thirrje organeve shtetërore që të zbardhin urgjentisht rastin e djegies së kësaj ndërtese të vjetër në Zonën e Dytë të Mbrojtjes”, thuhet në reagim të ‘Ec Ma Ndryshe’.

Ditë më parë ishte përhapur një zjarr në ish-fabrikën e barnave “Farmakos” në Komunën e Prizrenit.

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka thënë se zjarri duket të jetë shkaktuar “me qëllim”.

“Objekti është djegur në tërësi, fatmirësisht lëndime në njerëz nuk ka”, ka thënë Dakaj.

Ndërkaq, ‘EC Ma Ndryshe’ konsideron se të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, pa përjashtim, duhet të veprojnë me seriozitet të plotë për zbatim të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Këtë qëndrim EC e ka paraqitur edhe në reagimin publik me 24 tetor 2019, pas zhvillimeve të atëhershme në këtë pjesë të qytetit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit