Të enjten seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila ishte thirrur për datën 27.01.2020 dhe ishte shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, do të vazhdojë të mbahet të enjten më 13.02.2020 nga ora 13:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë me pikën e mbetur të rendit të ditës për zgjedhjen e kryesuesit.

Kuvendi i Prizrenit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin e ri, pas dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kandidati i VV-së, Muharrem Elezurtaj dhe ai i PDK-së, Sulltan Badallaj, muajn e kaluar, nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues të Kuvendit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit