4.7 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Ja si u zhvillua operacioni i policisë në Zhur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, ka treguar detaje nga humbja e jetës së një pjesëtari të Policisë në fshatin Zhur.

Ai thotë se thirrja në polici ka qenë për dhunë në familje.

“Një nga familjarët ka thirrur dhe ka thënë që prindi i tij përveç dhunës ka edhe substancë narkotike. Atë ditë janë ftuar edhe ekipi për dhunë në familje dhe ai për narkotikë. Kati i parë është kontrolluar nga kolegët edhe të rendit edhe të narkotikëve dhe kanë shkuar edhe në katin e dytë. Policët kanë hyrë dhe kanë filluar kontrollimin për narkotik. Gjatë kontrollit nën krevat ka qenë një lëndë e pështjellur me pantallona, dhe gjatë zbulimit të saj ka ardhur deri te shpërthimi”, ka thënë ai.

Ai thotë se pasi ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë, kanë vendosur që ta ndërprenë kontrollin e shtëpisë, duke bërë sigurimin e shtëpisë.

Qalaj thotë se gjatë kontrollit të nesërmen kanë gjetur edhe një sasi të lëndëve plasëse e cila ishte e gatshme për shpërthim.

Sipas tij, mbrëmë është arrestuar edhe personi i dytë i cili ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit.

“Personin që e kemi arrestuar dje nuk e dimë ende historikun e tij, por se i dyshuari kryesor ka shumë lëndë në Polici”, ka thënë ai.

Duke folur për vjedhjet vitin e kaluar, ai ka thënë se ka pasur një numër të madh.

Sipas tij, janë arrestuar shumë grupe kriminale, duke shtuar se grabitje ka dhe do të ketë gjithmonë.

Ai thotë se sipas statistikave grabitjet janë shumë më të vogla se sa në vendet e rajonit, por se të tillat janë shumë brengosëse./koha.net/

Më Shumë

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në...

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare!

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President...

Lajmet e Fundit