3 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Vrasja e policit në Zhur, një muaj paraburgim ndaj mikut të Iran Badallajt

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet A.G. nga fshati Brezne, Komuna e Dragashit.

Kjo për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 12.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se i pandehuri me iniciale A.G. dyshohet se i ka kryer tri vepra penale në bashkëkryerje të cilat janë të natyrë së rëndë dhe që kanë rezultuar edhe me humbjen e jetës së një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndimin e rëndë edhe të dy zyrtarëve tjerë policor përfshirë edhe një qytetarë, si për shkak të dënueshmërisë së lartë që i kanoset të pandehurit nëse shpallet fajtor për këto vepra penale, gjykata gjeti se sipas kësaj baze ligjore duhet të caktohet paraburgimi nga arsyet e lartcekura”.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Më Shumë

“Dita e 8-të pa asnjë minutë rrymë”, protestojnë banorët e Malishevës

Mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike në Malishevë ka nxjerrë banorët në rrugë.   Ata thonë se tash e më shumë se një javë janë pa...

P.C Prizreni fiton bindshëm ndaj Istogut

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Parë, duke mposhtur Istogun me rezultat 82:68. Pavarësisht mungesës së dy lojtarëve bazë, Urim...

Vdes Shpat Kasapi

Lajmet e Fundit