Përfshihet nga zjarri jetimorja në Haiti, humbin jetën 15 fëmijë

15 fëmijë kanë vdekur në Haiti si pasojë e një zjarri i cili ka përfshirë një jetimore në periferi të kryeqytetit.

Shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por nga deklaratat e punonjësve dhe fëmijëve dyshohet se janë bërë shkak qirinjtë që përdoreshin për të ndriçuar në mungesë të energjisë elektrike.

Jetimorja e drejtuar nga një grup i krishterë me qendër në SHBA, ishte një nga qindra të tilla në Haiti që vepronte pa autorizim zyrtar.

Autoritetet tani po punojnë për të mbështetur dhe dërguar në jetimore të tjera fëmijët e mbijetuar.

Arielle Jeanty Villedrouin, drejtoresh e Institutit për Mirëqenie Sociale, tha se në kohën e zjarrit rreth 60 fëmijë po jetonin në jetimoren e pa licencuar, të operuar nga Kisha e Bibliotekës me qendër në Pensilvani.

“Ne do t’i vendosim ata në një qendër transiti ndërsa do bëjmë kërkime mbi familjet e tyre dhe të shohim nëse mund t’i bashkojmë me prindërit e tyre,” i tha ajo Agjencisë së lajmeve Reuters.

Zyrtarët thanë që dy fëmijë ndërruan jetë nga flakët dhe 13 të tjerë vdiqën në spital si rezultat i thithjes së tymit.

Gjykatësi vendor Raymonde Jean Antoine tha për agjencinë e lajmeve AFP se jetimorja nuk ishte e autorizuar të operonte që nga viti 2013.

Ajo tha se nuk i plotësonte standardet themelore, duke përshkruar kushtet e jetesës atje si “vërtetë, të lëna pas dore”.

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Lajmet e Fundit