14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Historia tragjike e ish-yllit të Liverpoolit

Futbolli është një xhungël e madhe ku mbijeton më i forti. Fati luan një rol kryesor në këtë fushë, megjithatë ka dhe prej atyre lojtarëve që ishin të detyruar të ecnin në këtë rrugë duke mos pasur asnjë alternativë tjetër.

Sinonimi i duhur i një situate të tillë është Mamadou Sakho.

Ai ka rrëfyer vuajtjet e tij që në fëmijëri. “Kam humbur babanë kur isha 13 vjeç. U bëra shpejt burrë. Për mua nuk ishte një opsion të luaja futboll, për mua ishte një detyrim.

“Nëse dikush më pyet nëse ishte e vështirë të isha kapiten i PSG 17 vjeç, për mua më e vështira ishte të bëhesha kapiten i familjes sime në moshën 13-vjeçare”, tha ish-lojtari i Liverpoolit. Mbrojtësi 30-vjeçar luan momentalisht për Crystal Palace.

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Lajmet e Fundit