Nisma në Prizren: 17 Shkurti, data më e rëndësishme në historinë e Kosovës

Nisma Socialdemokrate në Prizren, ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“17 Shkurti shënon datën historike të Pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e madhe për krijimin e Kosovës si shtet i pavarur e sovran”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Vizioni për Kosovën e pavarur u realizua falë luftës heroike të UÇK-së si dhe mundin dhe sakrificat e shumë gjeneratave”.

“17 Shkurti mbetet data më e rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi pas një sërë përpjekjesh, Kosova fitoi pavarësinë, duke realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit