“The Guardian”: Të mbijetuarit e Srebrenicës ende jetojnë në kampe

Kur boshnjaku Mujo Hrustanoviq u bart në kampin e refugjatëve Jezevac në Bosnjë, më 1997, ai shpresonte se atje do të qëndronte vetëm disa muaj. Kështu, të paktën i kishte thënë qeveria. Por, më shumë se dy dekada më pas, ai është ende atje.

Ky 75-vjeçar e ndan një banesë prej 30 metrash katrorë me bashkëshorten e tij, të birin, nusen dhe dy fëmijët e tyre, në një prej pesëdhjetë shtëpive të kampit, të ndërtuara prej organizatave ndërkombëtare, në afërsi të Tuzllës. Banesat e tilla, që fillimisht parashihej të ishin zgjidhje e përkohshme, megjithatë janë shndërruar në shtëpi të përhershme për qindra të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë, krimit më mizor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton gazeta britanike, “The Guardian”.

“Na kanë braktisur”, thotë i biri i Hrustanoviqit, Avdo (25), që ishte foshnje disamuajshe atëherë kur prindërit e tij u detyruan të largohen prej Srebrenicës. “Këta njerëz kanë ndarë me bashkësinë ndërkombëtare tërë dhimbjen e tyre, por çfarë kanë marrë në shkëmbim? Një shtëpi të rrënuar. Dhe, janë harruar nga të gjithë”.

Më 11 korrik të 1995-tës, forcat nën komandën e gjeneralit serbo-boshnjak, Ratko Mladiq, hynë në Srebrenicë. Ata rrethuan të gjithë burrat dhe i ekzekutuan ata. Më shumë se 8.100 persona u vranë në Srebrenicë.

Në tërësi, lufta e viteve 1992-95 në Bosnjë ka lënë mbi 100.000 të vrarë, përderisa më shumë se dy milion veta u detyruan të largoheshin prej shtëpive të tyre. Sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatë, mbi 98.324 persona ende nuk ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre më 2015-tën dhe 7.000 prej tyre vazhdonin të banonin në strehimoret kolektive.

“Nuk ka pasur kurrë një strategji të qartë për kthimin e refugjatëve boshnjakë në fshatrat e bëra rrafsh me tokë”, ka thënë Branka-Antiq Stauber, drejtoreshë e “Women’s Power”, grup që ofron përkrahje psikologjike për refugjatët boshnjakë. “Nganjëherë, madje edhe pas rindërtimit të shtëpive të tyre, ata e kishin të vështirë të ktheheshin”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit