21.1 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Bie importi i Shqipërisë në Turqi

Muaji janar ka ndjerë një dobësim të eksporteve të Shqipërisë drejt Turqisë, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave. Në muajin e parë të vitit 2019, vlera e mallrave të eksportuara në Turqi ishte 285 milionë lekë, ndërsa në janar 2020, kjo vlerë ra në 198 milionë lekë.

Nga ana tjetër, nëse eksportet drejt Turqisë kanë ndjerë rënie, importet e Shqipërisë nga Turqia janë rritur. Sipas Instat, Turqia është vendi i dytë me të cilin Shqipëria ka ndjerë rritjen më të madhe të importeve në muajin e parë të 2020, krahasuar me janarin e vitit paraardhës.

Në janar 2019, importet nga Turqia ishin në vlerën e 3.5 miliardë lekë. Nga ana tjetër, në janar 2020 vlera e mallrave të importuar nga Turqia arritën në vlerën 4.3 miliardë lekë, pra 21.6% më shumë se në vitin paraardhës.

Sipas të dhënave totale të Instat, në janar 2020, vlera e mallrave të eksportuar nga Shqipëria drejt destinacioneve të ndryshme të botës ishte 23 miliardë lekë, 5.2% më shumë se në janar 2019. Kurse, totali i importeve të Shqipërisë nga shtete të ndryshme të botës ishte në vlerën 42 miliardë lekë, me një diferencë 0.7% më pak, nga janar 2019.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Siç parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Totaj: 70 përqind e premtimeve të realizuara, 100 përqind transparencë buxhetore – s’kemi çka të fshehim

Komuna e Prizrenit është në mesin e komunave më të mira sa i përket transparencës buxhetore për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur raporti...

Lajmet e Fundit