10.9 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Wilder: Ia shpëtova karrierën Furyt, e largova nga droga dhe i solla bukë në sofër përsëri

Deontay Wilder ka thënë se ia ka shpëtuar karrierën Tyson Furyt duke e larguar nga kokaina e alkooli dhe duke i sjell ushqim në sofër, për shkak se, siç ka thënë, i ka dhënë mundësi të luftojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC.

Wilder dhe Fury shkëmbyen komente ofenduese ndaj njëri-tjetrit në konferencën e fundit para rimeçit të kësaj të shtune për titullin e kampionit të botës në WBC, raporton Gazeta Express.

Dyshja u takua ballë për ballë në MGM Grand në Las Vegas dhe e shtynë njeri-tjetrin me duar, duke i nxitur ekipet e veta të ngjiten në skenë për t’i ndarë.

“Të kam kthyer (në boks), të kam sjell ushqim në sofër”, i tha Wilder kundërshtarit të tij britanik.

“Dhe po e bëj të njëjtën për herë të dytë. Mos e harro këtë kurrë”, shtoi amerikani.

“Të gjeta të molisur nga kokaina, i madh sa një shtëpi dhe duke e menduar vetëvrasjen. Të ktheva në boks. Të kam riaftësuar. Mos harro”, theksoi ai.

Fury dhe Wilder u ndan baras në meçin për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC në dhjetor të vitit 2018, gjashtë muaj pasi Fury i ishte rikthyer sportit pas plot 30 muajve larg tij kohë të cilën e kishte kaluar duke përdorur drogë dhe alkool dhe i kishte shtuar 63 kilogramë dhe kishte luftuar me probleme të shëndetit mendor. /Gazeta Express/

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit