17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Abrashi: Shkarkimet s’do të ndalen, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi. Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit, shkruan sot gazeta Zeri.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë dhënë “Zërit” ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi. Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse. “Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre.

Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi

Më Shumë

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Hardh Fest 2025 mbyllet me sukses, Rahoveci kryeqendra e festës së rrushit

Pas tri ditësh e netësh festive, përfundoi me sukses edicioni i radhës i Hardh Fest 2025, festivali tradicional i vjeljes së rrushit, që tashmë...

Lajmet e Fundit