13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Gabimi i Erdoganit në Siri dhe çmimi që duhet të paguaj

Erdogan mund të rrezikojë vetëm qasjen e tij aventureske në Siri sepse Turqia gëzon mbrojtjen e NATO-s. Por kjo nuk do të thotë që aleanca tani duhet të shuajë zjarrin që presidenti turk ka filluar.

Presidenti Tayyip Erdogan ka luajtur me zjarr. Tani po ‘digjet’.

Ushtria turke ka një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me trupat siriane dhe një luftë indirekte me trupat ruse. Erdogan kishte ndërhyrë në Siri për dy arsye. Në fillim ai dëshironte përmbysjen e sundimtarit sirian Asad – ku për këtë ai u mbështet në milicitë islamike, të cilat sigurisht që askush nuk dëshiron t’i shohë si sundimtarë mbi Sirinë më shumë sesa diktatori Asad.

Kur kjo dështoi, ai urdhëroi ushtarët në Idlib të mbronin rebelët e fundit nga hakmarrja e Asadit.

Ai gjithashtu dërgoi ushtrinë në Siri për të parandaluar autonominë kurde. Të dy arsyet ishin të mundshëm vetëm sepse Erdogan i ofroi veten presidentit rus. Ky është tani dënimi i tij. Sepse Putin mund të përfshijë Turqinë në një luftë, dhe ai mund ta përmbyt atë me refugjatë.

E shtyrë në qoshe në këtë mënyrë, Turqia e kupton se i detyrohet NATO-s për sigurinë së saj.

Erdogan mund të rrezikojë qasjen e tij aventureske në Siri dhe afrimin me Rusinë vetëm sepse Turqia gëzon mbrojtjen e NATO-s. Por kjo nuk do të thotë që NATO-ja tani duhet të shuajë zjarrin që Erdogan ka filluar. Turqia duhet të ‘paguaj’ për gabimet e saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Lajmet e Fundit