Rama thotë se Kurti është në rrugën e duhur për taksën, kritikon ashpër Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Albin Kurti është në rrugën e duhur për heqjen e taksës, derisa ka pasur kritika të ashpra ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt.

“Albin Kurti është në rrugën e duhur. Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit. Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ai ka kritikuar tutje ashpër Haradinajn, për kritikat që i ky i fundit ka bërë ndaj Kurtit për heqjen e taksës.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit. Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë. Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”, ka shkruar tutje Rama.

Sipas Ramës kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Image

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit