Policia e Maqedonisë së Veriut kap 78 emigrantë në një kamion

78 emigrantë ilegalë janë kapur në Shtip të Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit. Nga policia e Shtipit konfirmojnë se emigrantët ilegalë u gjetën në një automjet me targa të Shkupit, drejtuesit e të cilit janë arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë, emigrantët ilegalë janë gjetur në lagjen “Tri çeshmi”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski thotë se megjithatë numri i emigrantëve që depërtojnë ilegalisht në territorin e Maqedonisë së Veriut është në suaza të normales pavarësisht tensioneve në kufirin Turqi- Greqi. Sipas tij policia është e gatshme të menaxhojnë valën e re të mundshme të emigrantëve.

“Gjendja në kufijtë jugor nuk ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve, respektivisht kemi numër standard të tentativave për të hyrë ilegalisht në shtetin tonë. Mund të them se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Ministria e Brendshme, respektivisht policia jonë është e gatshme dhe vazhdimisht është prezente në kufirin jugor”, pohoi Angellovski./AlsatM/

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit