Nisu

Sahit F.Osmani 

Asgjë mos dëgjo kur je shumë ngushtë
Rruga e së drejtës e vështirë të kalohet
Dëgjoje vetveten jo mashtrimet e tjerëve
Ata që urrejtjen e kanë ushqim në shpirt

Të drejtën njihja atij që di të të vlerësojë
Jo atij që hiqet engjëll i dashuris? e vret
Veten tënde askush s’mund ta ndryshojë
Aty ku gjithçka fillon është rruga e drejt?

Fati nëse të ka mallkuar për dashurinë
Dhe goditjet t’i jep jeta si një bumerang
Ylberin e mendjes do ta kesh shpëtim
Si levë për ta kapërcyer vetveten tënde

Nisu, merre guximin, koha nuk të pret
Stacionet e pritjeve kanë përfunduar
Pakuptimësinë tënde do ta zbërthesh
Përtej kufijve ku asgjë s’ka ndryshuar

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit