18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Peja e fiton derbin kundër Yllit

Peja ka fituar derbin e xhiros së 26-të në Superligë, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 77:84 (17:16, 20:20, 22:23, 18:25).

Kjo ishte humbja e parë për Yllin në stinorin pranveror në Superligë, derisa pejanët pasi triumfuan në Kupë, shënuan fitore ndaj skuadrës therandase edhe në elitë.

Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 17:16. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e dytë, që përfundoi 20:20 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:36. Edhe periudha e tretë dhuroi lojë shumë të bukur në parket dhe përfundoi 22:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:59. 10 minutat e fundit më mirë i nisën vendasit, që krijuan epërsi në 74:65, megjithatë, mysafirët hynë në një seri prej 0:15, duke kaluar në epërsi 74:80. Peja ruajti epërsinë deri në fund, duke fituar 77:84.

Te Ylli u dallua Valon Bunjaku me 29 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, derisa u ndihmua nga Samir Zekiqi me 17 pikë, kurse te skuadra pejane më i miri në parket ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Golden Eagle Ylli tani ka 16 fitore dhe shtatë humbje, derisa Peja 14 fitore dhe 14 fitore dhe nëntë humbje. /Gazeta Express/

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e studentëve që kanë fituar bursa për vitin akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka publikuar  listën e studentëve që kanë fituar bursa për vitin akademik 2023/2024. "Komisioni për ndarjen e bursave për studentë...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit