Nisin manifestimet me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për Epopenë e UÇK-së

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Manifestimet kanë nisur me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari. “Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot. Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh”, ka thënë Osmani, raporton Koha.

Po ashtu Ministria e Arsimit njofton se ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lajmet e Fundit