Në Prizren mbillen 59 fidanë në shenjë përkujtimi për 59 dëshmorët që ranë gjatë rezistencës heroike të familjes Jashari në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve të sotme me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, janë mbjellur 59 fidane për t’i kujtuar 59 dëshmorët e kombit të cilët ranë gjatë rezistencës heroike të familjes Jashari në Prekaz.

Fidanet u mbjellën në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në shkollën “Mati Logoreci” dhe në shkollën “Nazim Kokollari”, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit, përfshirë nënkryetaren për komunitete, kryesuesin e kuvendit dhe drejtorët komunalë.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit