“Ariu shqiptar” i jashtëzakonshëm – fiton me TKO

Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur me nofkën “The Albanian Bear” ka shënuar fitoren e shtatë në karrierë në boksin profesionist. Mati debutoi në Britani të Madhe në eventin që u mbajt në qytetin e Manchester, i organizuar nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn raporton Insporti.com.

“Ariu shqiptar” për kundërshtar e pati boksierin 28 vjeçar nga Tanzania, Abdallah Luanja të cilin e mposhti me shumë lehtësi. Ai e fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë, pasi Luanja nuk kishte fuqi të vazhdonte më shumë.

Me të filluar meçi, Mati tregoi  fuqinë e tij dhe mori në kontroll duke mos e lejuar për asnjë moment Luanjën të bëj diçka. Në 20 sekondat e fundit të rundit të dytë, Mati lansoi të djathtën e tij të fuqishme duke bërë që gjyqtari ta ndërpret meçin.

Boksieri 21 vjeçar i lindur në Shtetet të Bashkuara të Amerikës konsiderohet me të ardhme të ndritur.

Deri më tani ai ka zhvilluar 7 meçe, të gjitha fitore. Fitorja e mbrëmshme ishte e para jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar talentin e tij dhe karakterin e fortë.

“Ariu shqiptar” meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 2018 kundër meksikanit Adan Ahumada, në Chicago, duke e fituar meçin me nokaut klasik, deri më tani ka zhvilluar 18 runde. Pra ka një bilanc të jashtëzakonshëm, prej shtatë meçeve, shtatë fitore. /Insporti.com/

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit