34.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus, Rama kërkon që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus në vend, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore deri më 3 prill 2020.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të ndalohen edhe aktivitetet e tjera, grumbullimi masiv i njerëzve dhe të mblidhen të gjitha të dhënat në lidhje me gjendjen në mënyrë që të vlerësohet më tutje se çfarë duhet të bëhet, shkruan Telegrafi.

“Ne besojmë së është momenti që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore dhe njëkohësisht të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimin e aktiviteteve aktive e sportive, kulturore, konferencave, dëgjesave publike deri më datën 3 prill. Të mblidhen të gjitha të dhënat që të vlerësohen më tutje se çfarë duhet të bëhet”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu kërkon që të bëhet vetëizolimi i personave.

“Një tjetër element që duhet të merret në konsideratë është vetëkarantimimi i personave që vijnë nga zonat e shpërthimit, të cilat monitorohen me një seriozitet. Është e rëndësishme që çdo individ duhet ta kuptojë që ka një rol në këtë përballje”, shtoi ai.

Rama thotë se Shqipëria nuk do të mbyll kufijtë, por se do të merren masat e parapara në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon mbylljen e kufijve. Faktikisht mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur fare apo pjesërisht në raste shumë specifike apo të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimet e kemi në tryezë, me konfirmimin e rastit të rastit të parë futemi në skenarin e parë. Task Forca e përbërë nga disa struktura shtetërore, ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vijon të zbatojë planin e masave që bazohet në tre drejtime: kufizimi me qëllim parandalimin e përhapjes, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimin e pasojave që mund të sjell infektimi me COVID-19. Jemi në konsultim të vazhdueshëm me OBSH për këto masa.

Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para me Coronavirus. /Telegrafi/

Më Shumë

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të...

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Lajmet e Fundit