Pasi del nga zyra e Thaçit, Haradinaj bën një paralajmërim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me takimet e këtij të fundit me zyrtarë amerikanë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Express

Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj tha se ia ka bërë të qartë Thaçit se nëse në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë trajtohet territori i Kosovës apo korrigjimi i kufijve, atëherë procesi do të dështojë ende pa nisur.

“Në rast se trajtohet territori i Kosovës ose korrigjimi i kufijve, atëherë ky proces ka dështu para se të nisë. Pra do të jetë i dështuar. Në rast se respektohet integriteti territorial i Kosovës edhe Kushtetuta e vendit, atëherë ka shanse”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Thaçi ka dhënë disa informacione jokonkrete nga detajet e takimeve të tij në SHBA me zyrtarë amerikanë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk ka dhënë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë se është bisedu për mundësinë e ecjes drejt një marrëveshje përfundimtare zyrtare Kosovë-Serbi. Por nuk kishte ndonjë dokument, nuk kishte ndonjë gjë konkrete, specifike”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit