11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit kërkon nga qytetarët zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik

Komuna e Prizrenit, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, ka rekomanduar personat të cilët kanë simptoma si: ethe, temperaturë dhe kollitje, që të qëndrojnë në shtëpi dhe të lajmërohen në numrin urgjent 194, raporton Koha.

Sipas njoftimit të Komunës, një gjë e tillë rekomandohet me qëllim të shmangies së kontakteve me personat e tjerë nëpër institucione shëndetësore dhe në vende publike.

“Vizitat eventuale për raste të caktuara do t’iu bëhen në shtëpi dhe sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të mjekut do të procedohen tutje”, thuhet në njoftimin e Komunës, duke shtuar se deri më tani “nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus (COVID-19) në Republikën e Kosovës”.

“Nuk ka nevojë për panik por ka nevojë për qasje shtesë për menaxhimin e situatës së krijuar. Ftojmë gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit