9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Ministria e Financave sqaron vendimin që pezullon pranimin e kërkesave për pagesë: Pezullimi i përkohshëm i disa pagesave nuk do të ndikojë në funksionimin e bizneseve

Ministria e Financave dhe Transfereve duke u bazuar në vendimin e qeverisë për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik pas përhapjes së Coronavirusit në vend, ditën e mërkurë ka marr vendim që të pezulloj pranimin e kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Thesar.

Ministria sqaron se janë pezulluar disa pagesa të veçanta, kurse ato të rregullta do të kryhen pa pengesë apo kufizim.

Drejtori i përgjithshëm i Thesarit në MFT, Ahmet Ismaili për Telegrafin sqaron se është pezulluar përkohësisht pranimi i lëndëve që nuk janë urgjente.

“Kemi reduktuar stafin dhe disa pagesa veçanta – jo të rregullta (si: vendimet gjyqësore, rimbursimet) janë pezulluar përkohësisht, që të mos pranohen lëndë, të cilat nuk janë urgjente dhe vijnë fizikisht tek ne. Ato të pranuarat vazhdojnë gradualisht. Ju njoftoj dhe siguroj se të gjitha pagesat tjera të rregullta vazhdojnë të kryhen normalisht, pa asnjë pengesë apo kufizim, ashtu siç autorizohen nga njësitë shpenzuese”, tha Ismaili.

Ai shton se, pezullim i përkohëshëm për këto tri lloj pagesash nuk do të ndikojë në funksionimin e bizneseve apo ekonomisë

“Ky pezullim i përkohëshëm (për disa javë) për këto tri lloj pagesash nuk do të ndikojë aspak në funksionimin e bizneseve apo ekonomisë. Sigurisht ne jemi këtu, nëse paraqitet nevoja këto pagesat të veçanta do të rishkohen varësisht nga situata”, shton ai.

Ismaili sqaron se vlera mesatare mujore e këtyre pagesave është rreth 1.6 milion euro.

“Sa i përket ndikimit të këtyre tre lloj kërkesash për pagesë që i referohet njoftimi, ju njoftoj se vlera mesatare mujore e këtyre pagesave është rreth 1.6 milion euro në muaj (ose mesatare vjetore rreth 20 milionë euro). Por si numër transaksionesh është i lartë, merr shumë resurse në staf dhe ka rrezikun e kontaktit të pranimit fizik të dosjeve në origjinal. Pra me pak se 1 për qind e vlerës vjetore të pagesave që realizojmë nga buxheti i Kosovës”, sqaron Ismaili.

Ministria në vendimin e marr thotë se, të gjitha kërkesat duhet të paraqiten vetëm përmes postës elekteonike në mënyrë që të shmanget kontakti fizik.

“Stafi i Thesarit do të bëjë trajtimin e kërkesave të pranuara deri më datë 11.03.2020. Ndërsa kërkesat e pranuara pas këtij afati pezullohen përkohësisht, dhe pas marrjes së një vendimi tjetër apo me shfuqizimin e vendimit për situatën e emergjencës shëndetësore, trajtimi i kërkesave do të vazhdojë aty ku ka mbetur. Gjithashtu vlen të theksohet se për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kërkesat të cilat vijnë nga palët, duke përfshirë edhe ato nga organizatat buxhetore, duhet të paraqiten vetëm përmes postës elektronike zyrtare (të skanuara), për të shmangur kontaktin fizik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

Kjo është fotografia e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus. Marie...

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Lajmet e Fundit