10.8 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Kryeziu: Kosova është zhytur në korrupsion

Eqrem KryeziuuKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu ka intensifikuar fshatën zgjedhore. Ai është takuar me elektoratin e lagjes “Gani Çavdarbasha”, “Kurillë”, “Arbanë” dhe fshatin Velezhë dhe Korishë.

Kryeziu tha se në Kosovë është një korrupsioni madh. “Sipas anketave shumë të besueshme mbi 90 për qind e qytetarëve thonë se korrupsioni është i madh. Shpresa e vetme është LDK-ja”, tha Kryeziu.

Ai është shprehur i kënaqur me numrin e prezencës së qytetarëve në tubimet e LDK-së. “Prania e juaj është një dëshmi jashtëzakonisht e vlefshme se LDK-ja është gjallë dhe do të jetë gjithmonë gjallë dhe e fortë”.

Ai tha se qytetarët e Prizrenit janë lodhur nga qeverisja e keqe. “Prizreni dhe prizrenasit janë lodhur nga qeverisja e keqe që po e degradon qytetin tonë, që po e degradon qytetarin e Prizrenit, prandaj me tre nëntor me votë qytetari i Prizrenit do të dënojë këtë keqqeverisje”.

“LDK-ja është simbol i një rezistence gati të pamundshme dhe për një çerekshekulli ngadhënjeu sepse e kishte besimin e anëtarësisë dhe të drejtën e Zotit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Has: Hiqet pllaka e vendosur nga Azem Syla në shtëpinë e heroit Mehmet Osmanaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Has, ka bërë të ditur se është larguar pllaka e vendosur në shtëpinë...

Lajmet e Fundit