Konfirmon Vjosa Osmani: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet nesër

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të mbahet nesër.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para mediave që seanca do të mbahet nesër.

“Me katër vota pro, dy kundër është vendosur të mbahet seanca nesër në ora 11:00. Shumica vendosi të mbahet seanca me një rend të pikës”, tha ajo.

Ajo tha se nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë.

Ndryshe, LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Telegrafi/

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit