Rrëzimi i qeverisë/ Artan Abrashi: Puç institucional i pashembullt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Artan Abrashi, e ka vlerësuar si një puç institucional të pashembullt rrëzimin e qeverisë “Kurti” në Kosovë.

“Kjo iniciativë është e pashembullt. Në nivel global është shpallur pandemia dhe këtu ndodh kjo nismë. Nuk mund të quajmë ndryshe përpos një tentative për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme, puç institucional. Në këtë situatë, qeveria e udhëhequr nga VV nuk ka asnjë prioritet tjetër, përveç se të merret me situatën nga pandemia. Kanë përhapur panik të panevojshëm, duke përmendur situata jo reale. Kjo ishte një anarki”, u shpreh në Ditarin e orës 13:00 në A2 deputeti i VV-së.

Në këto kushte, shprehet Abrashi kjo nismë, ky komplot, ka shkaktuar një pasiguri te qytetarët. Megjithatë, ai thekson se qeveria është në detyrë dhe do të kryejë të gjitha obligimet e saj.

“Na vjen keq që kjo po ndodh, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Brenda 50 ditëve, qytetarëve të Kosovës iu kthye shpresa se vendi mund të bëhej”, tha Abrashi.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit