5.7 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Nuk do të ketë krizë buke në Kosovë, tani miell mjaftueshëm po ofrohet edhe nëpër markete

Izolimi i nga coronavirusi, arsyeshëm ngjalli frikë te qytetarët se do të mund të përballemi me krizë të bukës, pavarësisht se institucionet vazhdimisht thonin që kjo nuk do të ndodhë. Tani, miell qytetarët mund të gjejnë edhe nëpër markete, gjë që ishte e vështirë në ditët e para të fillimit të krizës me virusin.

Në ditët e para të krizës të shkaktuar nga coronavirusi, qytetarët vërshuan të blenin rezerva të miellit, dhe kjo shkaktoi mungesë të këtij produkti elementar në dyqanet dhe mullinjt e Kosovës.

Por, tani kur kemi filluar ta kuptojmë më arsyeshëm situatën, mielli si produkt ka filluar të jetë mjaftueshëm prezent nëpër markete.

Reporteri.net, sjell foto nga një market sot në Prishtinë, ku kishte mjaftueshëm miell në ofertë për qytetarët, dhe nuk është se kishte edhe shumë interesim për blerje, siç kishte ndodhur në ditët e para të paraqitjes së coronavirusit në Kosovë, ku raftet e marketeve mbeteshin bosh nga interesimi i madh për këtë produkt.

Importues të miellit por edhe përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve i kanë thënë Reporterit se ka furnizime të mjaftueshme në depo të ndryshme dhe markete.

Përveç miellit, gjithashtu, asnjëherë në asnjë furrë të Kosovës deri sot nuk është vërejtur mungesë e bukës, apo edhe rritje e çmimeve siç ndodhë zakonisht kur ka mungesë të një produkti në treg. /Reporteri.net

Më Shumë

Liria përmbyll përgatitjet në Durrës, stërvitjet zhvendosen në Prizren

Liria e Prizrenit ka përfunduar fazën përgatitore në Durrës, e cila u mbyll me ndeshjen miqësore ndaj Dinamo Ferizajt, të humbur minimalisht 0-1. Gjatë qëndrimit...

Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshime për presion dhe ryshfet në Prizren

"Betimi për Drejtësi” mëson nga burime se në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për...

Lajmet e Fundit