Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik nga përhapja e pandemisë së Coronavirusit në vend.

Sipas kësaj pakoje, mbështetje do të marrin edhe bizneset që kanë vështirësi financiare dhe të gjithë ata punëtorë që humbin vendet e punës nga kjo situatë emergjente.

Lidhur me këtë, pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj ka vendosur që punëtorëve të tij t’ua kompensojë vetë subvencionin që ka planifikuar qeveria në këtë pako.

“Kam vendosur që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme”, ka shkruar Piraj në Facebook.

Me emrin e Zotit, Mëshirëplotit!E përshëndes vendimin e qeverisë për miratimin "Pakos fiskale emergjente" mirëpo unë si…

Gepostet von Burim Piraj am Dienstag, 31. März 2020

E njëjta kompani, pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ndërsa në atë privat të ngelet në 350 euro, kishte marr vendim që kjo pagë të rritet në këtë vlerë. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit