10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes apo mbylljen e bizneseve.

Këtë gjë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë të ditur zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Të hënën, të martën dhe sot deri në këtë moment, nuk kemi pasur ndonjë arrestim në Komunën e Suharekës, si rrjedhojë e mosrespektimit të këtij vendimi” ka thënë ai.

Osmanollaj ka bërë të ditur se arrestime për shkelje të masave ka pasur gjatë vikendit, ku i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe po zhvillohen procedurat e mëtutjeshme.

Në po të njëjtën ditë, ai tha se ka ndodhur edhe një dhunë në familje, ku i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Lajmet e Fundit