9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim.

Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që ta liroi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së fundmi ka shkarkuar edhe zëvendës ministrin nga komuniteti boshnjak të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabanin.

Por, ani pse Shabani vjen nga partia boshnjak VAKAT, në krah i ka dal Duda Balje që tashmë ka dal nga kjo parti.

Kryetarja e Unionit Social Demokrat Duda Balje, shton se kjo mund të jetë një lloj hakmarrje ndaj tyre.

Por, krejt të kundërtën e thonë në Qeverinë e Kosovës, që tani është në detyrë.

Nga zyra e kryeministrit këtë vendim e kanë arsyetuar me një riformatim të nevojshëm, në ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Ndryshe deri më tani janë shkarkuar 3 anëtarë të qeverisë Kurti, ministri i Brendshëm, Agim Veliu, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, dhe zëvendës ministri i Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabanin.

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Lajmet e Fundit