22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Everton ambicioz dhe “pa frena”, tentohet goditja e dyfishtë nga Reali

Carlo Ancelotti e ka shprehur gjithmonë se projekti i Everton është shumë ambicioz. Trajneri italian beson fort që do e çojë në nivele të larta skuadrën nga Liverpuli. Ai e ka të qartë që duhet blerje cilësore për diçka të tillë dhe zgjidhja vjen nga Real Madrid.

James Rodriguez mbetet i preferuari i madh, Ancelotti e kërkoi gjithë verën e kaluar te Napoli dhe ka programuar një videokonferencë me të për ta bindur që të transferohet në Premier.  Por, jo vetëm fantazisti kolumbian.

Marca raporton se Ancelotti dëshiron edhe Gareth Bale, me të cilin punoi gjatë kohës që drejtonte Realin. Trajneri i ka kërkuar drejtuesve një sforco ekonomike për të arritur te këta dy lojtarë. 60-vjeçari tregon për L’Equipe se sa kohë duhet që lojtarët të jenë gati për rinisjen e kampionatit.

Ancelotti, Bale dhe Modric

Një minifazë është e nevojshme dhe ajo duhet të zgjasë 15 ditë. “Lojtarët mund ta marrin veten fizikisht për 15 ditë. Qëndrimi pa ndeshje dhe pa stërvitje është i gjatë, por nuk mendoj se atletë të këtij niveli do të kenë vështirësi për të luajtur një ndeshje pas 7-8 javësh pushim.

Sigurisht që nuk do të jenë në 100%, por lojtarët e kanë kapacitetin për të luajtur, nuk ka fare dyshime. Mos të harrojmë që të gjithë skuadrat do të jenë në të njëjtat kushte fizike”, përfundon Carlo Ancelotti.

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Lajmet e Fundit